Një rast i rëndë ka ndodhur në Zvicër, me ç’rast një recepsioniste ka rënë pre e hakmarrjes së njërës prej klienteve.
Sipas të dhënave të para nga hetimi policor, autorja e ka mbuluar viktimën me lëng të ndezshëm dhe ka tentuar ta djegë me oxhak. E dyshuara 44-vjeçare u arrestua pak minuta më vonë në qendër të Lozanës dhe në zotërim iu gjetën sendet që përdori në sulm.
Sipas mediave zvicerane, klientja me origjinë gjermane dje ishte dëbuar nga hoteli, ndërkohë që gjatë daljes, siç bën me dije edhe menaxheri i hoteli, kishte kërcënuar punëtorët e hotelit.
“Ata e morën atë nga hoteli ynë”, tha menaxheri i hotelit, Eric Fassbid, për gazetën 24Heures. “Duke u larguar, ai iu drejtua punonjëses sime dhe i tha: ty, unë do të të vras”.
Viktima 38-vjeçare aktualisht raportohet se është në spital dhe se po lufton me vdekjen./FolDrejt/