Një 95-vjeçar ka mbetur i habitur pasi ka zbuluar se ka mbajtur një plumb në qafë për më shumë se 77 vjet.
Mjekët e një spitali në Shandong të Kinës zbuluan se 95-vjeçari, Zhao He, kishte një plumb të mbetur në qafë gjatë skanimit me rreze X.
Ky plumb mendohet të ketë ngecur aty që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, ndonëse vetë dhëndri i Zhaos thotë se vjehrri i tij nuk mban mend të jetë plagosur gjatë kësaj lufte.
Ajo çka është e habitshme është fakti se ndonëse e barti për 77 vjet, plumbi nuk i ka shkaktuar asnjë dëm të moshuarit.
Ndërkaq, edhe pas zbulimit, mjekët nuk kanë guxuar të intervenojnë për shkak të moshës së Zhaos./FolDrejt/