Qyteti i Kherson ndodhet në jug të Ukrainës dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 380,000.
Shtrihet në brigjet e lumit Dnipro pranë bregut të Detit të Zi dhe është afër Krimesë, pjesë e Ukrainës që Rusia aneksoi në 2014, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Për këtë arsye, nëse Ukraina do të rimarrë Kherson, ajo mund të shihej si një portë për të rimarrë Krimenë.
Lumi Dnipro kalon gjithashtu në qendër të Ukrainës, kështu që kontrollimi i tij është strategjikisht i rëndësishëm.
Kherson është i vetmi nga kryeqytetet rajonale të Ukrainës që bie në duart e forcave ruse. Ajo u mor në fillim të marsit, muaj përpara se Rusia ta shpallte atë, së bashku me rajonet e Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia, do të aneksoheshin./FolDrejt/