Një shpërthim masiv ndodhi të premten në një minierë linjiti në Turqinë veriore, duke vrarë 14 punëtorë dhe duke plagosur të paktën 21, sipas raportimeve të deritanishme.
Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe, shkruan protothema.gr
Llogaritja fillestare ishte se 14 punëtorë u shpëtuan pas incidentit, i cili ndodhi në orën 18:15 (koha lokale). Në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë./FolDrejt/