Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se masat ndëshkuese ende nuk janë hequr për shkak se vendet anëtare të BE-së nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për deeskalimin e situatës në veri
Pas kësaj deklarate ka reaguar profesori universitar amerikan, Daniel Serwer.
Serwer tha se BE është kthyer në një kundërshtar de-facto të sovranitetit dhe integritetit terrirorial të Kosovës.
“BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo [BE] dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serwer në X.