Kompania franceze e kozmetikës L’Occitane ka njoftuar se do të mbyllë dyqanet dhe faqen e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.
Konsumatorët kishin kërcënuar të bojkotojnë markën , e cila tha se mbajtja e dyqaneve të hapura do të mbronte stafin nga “hakmarrja” e mundshme.
Por në një deklaratë të lëshuar të premten, firma e bukurisë tha se do të mbyllte dyqanet për shkak të “përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në Ukrainë”.
L’Occitane shitet në më shumë se 3,085 pika me pakicë në mbarë botën dhe pati shitje prej 1.5 miliardë eurosh (1.3 miliardë £) vitin e kaluar.
Markat rivale të bukurisë L’Oreal dhe Estee Lauder janë në mesin e qindra kompanive ndërkombëtare që kanë mbyllur tashmë dyqanet dhe kanë ndërprerë shitjet online në Rusi në shenjë proteste ndaj luftës./FolDrejt/