Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s njoftoi se pesë anije të tjera transportuese me drithë u larguan nga Ukraina.
Ministria tha në një deklaratë se në kuadër të dërgesës, pesë anije të ngarkuara me misër dhe grurë, dy nga Yuzhny dhe tre nga Chornomorsk, janë nisur nga portet e Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se katër anije që do të nisen sot drejt porteve të Ukrainës do të inspektohen nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Istanbul, e cila u krijua muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit ukrainas të nënshkruar me midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me Türkiye-n dhe Kombet e Bashkuara./FolDrejt/