Popullistët e djathtë kanë arritur të fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Zvicër, edhepse tre përqind më pak sesa katër vjet më parë. SVP e Zvicrës doli partia e parë me 25.6 përqind të votave, ndjekur nga të majtët e SP (16.5 përqind) dhe të djathtët e FP (15.5 përqind). Dyfish më shumë vota sesa zgjedhjet e kaluara kanë marrë Të Gjelbërit plot 13 përqind.
Përndryshe partia SVP njihet edhe albanofobe, pasi në një ciklë zgjedhor kanë dalur me slloganin “kosovarët therin zviceranët”, kurse partia e majtë SP ka lidhje të ngushta me Vetëvendosjen në Kosovë.
Qeveria e re tanimë pritet të jetë e vështirë, pasi popullistët e SVP nuk mund të pajtohen me Të Gjelbërit./Foldrejt.com