Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale mëngjesin e sotëm në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku u operua apendiksi.
Shërbimi për shtyp i kryeministrit shqiptar njoftoi se “pas analizave të shumta” në QSUT “Nënë Tereza”, mjekët kanë diagnostikuar apendiksit akut, sipas ADN, përcjell Fol Drejt.
Sipas rekomandimit të mjekut të urgjencës, kryeministri është operuar për apendiks të inflamuar në orët e para të mëngjesit, operacioni ka rezultuar i suksesshëm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile, njofton zyra e Ramës./FolDrejt/