Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor.
Po ashtu sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore.
Në këtë konferencë do të ketë fjalë hyrëse Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës – z. Fehmi Mehmeti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës – z. Ramë Likaj; përfaqësueses të Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë – znj. Venera Hoxha.