Në tremujorin e parë të vitit 2023, ekonomia gjermane ra me 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot Enti Federal i Statistikave Gjermane Destatis.
Në tremujorin e fundit të 2022, PBB-ja gjermane ra me 0.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të atij viti dhe rritja negative ekonomike në dy tremujorë radhazi është një shenjë recesioni për shumë ekonomistë, përcjell Fol Drejt
Zhvillimi ekonomik po pengon rënien e konsumit privat, pasi familjet gjermane shpenzonin më pak për ushqime, pije, veshje dhe këpucë, si dhe mobilie dhe ky segment shënoi një rënie prej 1.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm./FolDrejt/