Policia e Kosovës ka realizuar tri (3) ekstradime gjatë periudhës së fundit, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës me datën 30.06.2023.
Tutje, me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ i kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë me datën 12.07.2023.
Ndërkaq, me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ i kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vite burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok i njëjti është arrestuar nga autoritet policore finlandeze. Personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës me datën 14.07.2023.