Në qytetin e Podujevës, është bërë përurimi i 22 shtëpive të reja për nevojtarët.
Në përurim të tyre mori pjesë teologu nga Shqipëria, Elvis Naçi, kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe shumë persona të tjerë, në mesin e tyre edhe përfituesit e këtyre shtëpive, përcjell Fol Drejt.
“Cfare mrekullie Ju pelqen?
Nuk eshte ne Gjeneve, por lagje e re ne Podujeve! Kur shqiptaret behen bashke bejne mrekulli qe lusim Zotin te shperbleje cdo bamires, dashamires, te veprave kaq madheshtore qe mbajne emrin shqiptari “, u shpreh Naçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/