Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi do të jenë sot në Gjilan.
Sot gjatë ditës, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të takojnë kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, transmeton Fol Drejt.
Vizita e tyre do të jetë e fokusuar në njohjen e sfidave dhe problemeve që ka kjo komunë. Redžepi dhe Latifi do të takohen edhe me drejtorët e shëndetësisë, arsimit, policisë e gjithashtu edhe me përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë. /FolDrejt/