Midis 27 vendeve anëtare të BE-së, Hungaria është kritikuesi më i zëshëm i embargos së planifikuar ndaj naftës ruse, shtoi agjencia.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli në telefon me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të finalizuar propozimin e Bashkimit Evropian për ndalimin e importeve të naftës ruse, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, tha sot pallati presidencial francez.
“Ka kontakte në të gjitha nivelet për të siguruar një marrëveshje të përgjithshme për paketën e gjashtë”, tha një zyrtar i paidentifikuar nga Pallati Elysee, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.