Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme, ka thënë se nuk pret që të ketë njohje e as anëtarësime të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke shtuar se nuk pret as liberalizimin e vizave.
“Politika e jashtme është si puna e motit kur ndërron shumëçka përfundon. LVV dhe shumica parlamentare kanë pretenduar që politika është e jashtme por qëllimet janë të brendshme, dhe që ndryshimet e vërteta në politikën e jashtme burojnë nga brenda kështu është nëse e lexon programin e LVV dhe Qeverisë. Nuk ka njohje dhe nuk pres që ka me pas njohje, nuk ka anëtarësime dhe s’ka me pas, nuk ka me pas as liberalizim të vizave e as marrëveshje të reja me BE”, u shpreh ai, transmeton Fol Drejt.
Hoxhaj foli gjithashtu edhe për dialogun me Serbinë për anëtarësim në OKB:
“Ylli polar i politikës tonë të jashtme ka qenë anëtarësimi i Kosovës në OKB, nëse prisni sot që ambasadori i Rusisë dhe Kinës do ta ngris dorën në OKB për anëtarësim të Kosovës, është naivitet. Dialogu politik për anëtarësim në OKB, ka vdekur, për tabela z.Bislimi mund ta vazhdoni dialogun”, shtoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës./FolDrejt/