Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se marrëveshja e grurit do të zgjatet për 60 ditë.
Ai falënderoi presidentin rus Vladimir Putin, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje, raporton TASS.
“Zgjatja e marrëveshjes erdhi falë konstruktivitetit të palëve ruse dhe ukrainase”, tha Erdogan./FolDrejt/