Turqia do të lëshojë një satelit vëzhgues vendas në orbitë më 11 prill, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan postoi në Twitter se IMECE, sateliti i parë vëzhgues i Turqisë me rezolucion të lartë, do të lëshohet në orbitën hapësinore të martën, më 11 prill, përcjell Fol Drejt.
“Me burimet tona njerëzore të trajnuara, aftësitë që kemi dhe teknologjitë që po zhvillojmë, ne do të vazhdojmë të jemi në garën globale të hapësirës”, tha Erdogan./FolDrejt/