Turqia dhe Greqia vijojnë të mos merren vesh rreth ndarjes së Detit Mesdhe, kurse retorika luftënxitëse nuk është ndaluar.
“Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat. Do ta kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Ai nuk hodhi idenë e bisedime, duke shtuar se “ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë”, por shtoi se “ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi ose në tokë ose i hodhi në det,”, tha Erdogan ndër të tjera në mesazhin e tij”./Foldrejt.com