Ndryshimet e motit sot në vend, kanë bërë që në disa komuna të ketë erëra të fuqishme.
Erëra të fuqishme ka pasur në disa vende të qytetit të Pejës, ku nga pamjet e publikuara shihet se janë shkaktuar dëme materiale.
Nga Komuna e Pejës në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë raport zyrtar se a ka dëme të mëdha.