Partia Reformuese e kryeministres së Estonisë Kaja Kallas fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare.
kjo u bë e ditur sipas rezultateve të bazuara në 98 për qind të votave të numëruara, përcjell Fol Drejt.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Reformuese mori 31.5 për qind, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, Partia Popullore Konservatore e Estonisë (EKRE), fitoi vendin e dytë me 16.1 për qind të votave./FolDrejt/