Shumica e zviceranëve ndjehen të sigurt dhe ngjashëm si më parë shikojnë me optimizëm të ardhmen. Sëpaku kështu thotë anketa e fundit e kryer nga universiteti ETH.
Konkretisht 95 përqind e zviceranëve ndjehen të sigurtë, kurse 80 përqind optimistë ose shumë optimistë. Gjithashtu ka rritje të besueshmërisë ndaj institucioneve publike. Nga 10 maksimumi, zviceranët më shumë i besojnë policisë (8), gjykatave (7.4), Dhomës së Këshillit (7.1), Parlamentit (6.7) dhe ushtrisë 6.6, informon ekskluzivisht foldrejt.com.
Sa i takon anëtarësimit në BE, 80 përqind mendojnë që Zvicra nuk duhet të anëtarësohet në BE.
Gjërat që shqetësojnë pesimistët, janë frustracionet ekonomike dhe tema e migracionit në qarqet politike./Foldrejt.com