Eurodeputeti austriak Lukas Mandl së bashku me disa autorë ka publikuar librin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”.
Theksohet se parathëniet e librit janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arber Marku.