Në ndeshjen e dytë të raundit të tretë të FA Cup, Wolverhampton dhe Liverpool u takuan në Molineux. Ndeshja e parë përfundoi në barazim në Anfield dhjetë ditë më parë, në një lojë shumë të turbullt pasi skuadrës së Wolverhampton iu anulua një gol i vonuar.
Në duelin e mbrëmjes së sotme, të dy trajnerët kanë ndërruar formacionin. Që në fillim, ndër të tjera, kuqezinjtë e nisën pa lojtarin e tyre më të mirë Mohamed Salah, ndërsa vendasit ndryshuan shtatë lojtarë në krahasim me takimin e fundit në kampionat.
Vendasit e hapën më mirë ndeshjen duke kërcënuar me anë të Adama Traores, por nuk pati emocione të mëdha. Nga ana tjetër, Gakpo kërcënoi, por gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga Jose Sa. Megjithatë, Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 13-të. Harvey Elliott goditi topin dhe nga 20 metra me një gjuajtje fantastike tronditi rrjetën e Wolves për t’i dhënë epërsinë Reds. Liverpooli ishin kundërshtari më i mirë në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe më i rrezikshmi për portën kundërshtare ishte Gakpo, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të kuqezinjve.
Pjesa e dytë i takoi Wolves dhe mysafirët u fokusuan në mbrojtje dhe kundërsulme. Pavarësisht posedimit të madh të topit dhe disa gjysëm rastesh, vendasit nuk arritën të tundnin rrjetën e Liverpoolit. Ndeshja u mbyll me fitoren e Liverpool-it, të cilët presin Brighton-in në fazën tjetër, transmeton Fol Drejt.
🔥 Harvey Elliott, what a goal pic.twitter.com/BmGADS4FtG
— Joe Prince-Wright (@JPW_NBCSports) January 17, 2023