Europol njoftoi sot se policia zbuloi 6.5 ton kokainë me vlerë 223 milionë euro të fshehura në pako banane gjatë tre operacioneve në Kolumbi dhe Spanjë dhe se me këtë rast u arrestuan 13 persona.
Konfiskimet e mëdha kanë goditur një bos spanjoll droge, tha Europol.
Policia kontrolloi tetë lokacione në Cadiz dhe Malaga dhe sekuestroi përfshinte 6.5 ton kokainë, automjete, ora luksoze, një numër të madh pajisjesh elektronike dhe 1.5 milionë euro para të gatshme./FolDrejt/