Të dhënat gjenden në raportin mbi fenomenin migrator të publikuar nga Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.
Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian (BE) ra me 34% në një vit.
Të dhënat gjenden në raportin mbi fenomenin migrator të publikuar nga Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.
Siria dhe Afganistani mbeten zonat kryesore të nisjes. Gjermania është pika kryesore e mbërritjes. Italia ndodhet në vendin e pestë, si vend i pritjes.
Sipas Eurostat-it, dy vitet më problematike të krizës së emigrantëve, ishin 2015-a dhe 2016-a, kur përkatësisht 1 milion e 200 mijë dhe 1 milion e 160 mijë njerëz që largoheshin nga luftërat ose situatat e shtypjes trokitën në dyert e Unionit.
Lindja e Mesme mbetet zona nga ku largohen azilkërkuesit: 30% e refugjatëve vijnë nga Afganistani, Siria dhe Iraku.
Një tjetër e dhënë që Eurostat përpunoi është raporti midis kërkesave për azil dhe popullsisë vendase. Qipro dhe Malta kryesojnë renditjen. Më tej vijojnë Greqia, e ndjekur nga Spanja, kurse Italia është në vendin e 15-të.