Një nga skuadrat e Ligës së Parë të Futbollit të Arabisë Saudite, Al-Ittihad transferoi mesfushorin brazilian të Liverpoolit, Fabinho, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kampioni i sezonit të kaluar në ligë, Al-Ittihad pas lojtarëve si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Jota shtoi një tjetër emër të rëndësishëm në listën e tij.
Në njoftimin e klubit saudit thuhet se 29-vjeçari Fabinho ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Nuk janë dhënë më tepër informacione për transferimin e futbollistit të kombëtares së Brazilit, por mediat britanike pretendojnë se transferimi u realizua për 40 milionë funte.