Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë te prokurorja Besa Limani për zhavrrosjen dhe rivarrosjen e trupit të Liridonës.
Në dokument kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.
“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.
“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet ndër të tjera në dokument.