E martë, 14 Maj, 2024

Fanellat më të shtrenjta: Nëse e keni ndonjërën, kaq para mund t’i fitoni

Lexoni edhe..

Është e qartë për të gjithë se sa rëndësi kanë disa fanella futbolli për koleksionistët, për këtë faqja Casumo ka përgatitur një listë me 10 fanellat më të shtrenjta në treg.

Sigurisht që bëhet fjalë për fanellat e skuadrave të një sezoni të caktuar dhe jo për ato që ka mbajtur një lojtar në një ndeshje të caktuar.

Pas për fanellat që i ka bartur ndonjë lojtarë, ka shumë shembuj se sa shtrenjtë mund të shiten, pasi për 8.5 milionë euro, u shit fanella e famshme e Diego Maradonas e vitit 1986.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për fanellat e skuadrave, të cilat janë të shumta në botën e sportit, portokallia e Barcelonës nga sezoni 1991/1992, kur klubi katalanas fitoi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve , është në krye.

Fanella e veshur në brezin e famshëm nga Ronald Koeman, Hristo Stoickov, Pep Guardiola, Michael Laudrup dhe shumë të mëdhenj të tjerë kap vlerën e 690 eurove në treg.

Në vend të dytë është çdo fanellë e Napolit nga sezoni 1990/1991 kur me Diego Maradona klubi nga jugu i Italisë fitoi titullin e kampionit të Italisë. Vlera e parashikuar është 575 euro.

1990–91 Società Sportiva Calcio Napoli. From left to right, top: Alemao, Baroni, Galli, Taglialatela, Renica, Silenzi; centre: De Napoli, Careca, Mauro, Bigon (coach), Maradona (captain), Crippa, Ferrara; bottom: Francini, Rizzardi, Incocciati, Zola, Venturin, Corradini.

Fanella e tretë më e shtrenjtë është çdo fanellë e Manchester Unuted e veshur nga viti 1986 deri në 1988. Ajo vlen rreth 520 euro.

Më pas është fanella e Milanit nga sezoni 1999/2000 dhe në vendin e pestë është fanella verdhezi e Arsenalit (nga viti 1991 deri në 1993). Është një listë e pesë më të shtrenjtëve.


Top 10 fanellat e vjetra më të shtrenjta në botën e futbollit:

1/ Barcelona 1991/1992 – 690 euro

2/ Napoli 1990/1991 – 575 euro

3/ Manchester United 1986/1988 – 520 euro

4/ Milan 1990/2000 – 460 euro

5/ Arsenal 1991/1993 – 430 euro

6/ Inter 1997/1998 – 430 euro

7/ Chelsea 1986/1987 – 400 euro

8/ Liverpool 1989/1991 – 400 euro

9/ Dortmund 1996/1997 – 350 euro

10/ Juventus 1997/1998 – 350 euro/Telegrafi/

Të ngjajshme