Një person i vdekur është gjetur në rrugë në komunën e Ferizajit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:15, në Ferizaj, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se vdejen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion./FolDrejt/