Dy persona janë arrestuar në Ferizaj për kultivimin e bimëve narkotike.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Nora Kelmendi, Ferizaj, 02.05.2022 – 20:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1.33 gram substancë narkotike të llojit Marihuanë, ndërsa në shtëpitë e tyre kishin mbjellura 7 bimë të llojit Kanabis Sativa. Bimët dhe substancat narkotike janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shprehet policia në raport./FolDrejt/