Një person ka raportuar se i është vjedhur një veturë e tipit Pasat.
Siç njofton raporti 24 orësh, rasti ka ndodhur në Babush të Ri të Ferizajt, rreth orës 14:45 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kishin vjedhur veturën e ti të tipit Pasat ngjyrë e zezë me targa vendore. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/