Një vjedhje e cilësuar si “e rëndë” është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Ferizajit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori./FolDrejt/