Një person ka raportuar në polici se i janë djegur disa vetura, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orës 00:57 të datës 16 korrik.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.