Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe tri gëzhoja të fishekëve që dyshohet të jenë përdorur gjatë një ahengu familjar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qefsere Salihu”, në Gjilan, rreth orës 14:20.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe takuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Të dyshuarve, gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar nga një pistoletë me gaz dhe tri gëzhoja të fishekëve.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/