Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve, shkruan në një komunikatë të Policisë së Kosovës, raporton Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 23-29/Janar/2023 ka shqiptuar 1148 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka sekuestruar edhe 12 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Policia theksoi se janë raportuar 33 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 13
– Aksidente me dëme materiale, 20
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.”, shkruan tutje në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia ka lutur qytetarët që, për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/