Policia e stacionit në Ferizaj me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative, ka realizuar ligjërata me nxënës të klasave V – IX.
Këto ligjërata janë organizuar në njëmbëdhjetë (11) shkollat e mesme të ulëta në komunën e Ferizajt, transmeton Fol Drejt.
Ligjëratat kanë trajtuar një varg temash si: ‘’Siguria e këmbësorëve në trafik’’, ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’, ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore ’’ .
Siç njofton policia, ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë rajonale të Ferizajt, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuuar në parandalimin e dukurive negative.
Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri./FolDrejt/