Një person ka raportuar se derisa ishte në veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër, nga e cila një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, rreth orës 02:05 pas mesnate të datës 20 maj, transmeton Fol Drejt.
Tutje bëhet e ditur se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.
I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore, ndërkaq rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore./FolDrejt/