Republika e Kosovës, konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete, transmeton Fol Drejt.
Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës do të mbahet sot me 21 maj 2023 në sheshin e kryeqytetit.
Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmarrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.
Për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh./FolDrejt/