Liderët e G7-s u zotuan se do të sigurojnë mbështetje diplomatike dhe ushtarake për sa kohë të nevojitet për Ukrainën, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Në qytetin Hiroshima të Japonisë vazhdon Samiti i G7-s. Sipas një deklarate nga qeveria japoneze, njoftohet se në margjina të samitit u mbajt seancë për Ukrainën.
Në seancë mori pjesë edhe lideri i ftuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Liderët e G7-s premtuan se do të sigurojnë mbështetje diplomatike, financiare, humanitare dhe ushtarake për sa kohë të nevojitet për Ukrainën.
Gjithashtu, liderët e G7-s riafirmuan edhe vendosmërinë e tyre për të rindërtuar paqen në Ukrainë.
Kryeministri japonez, i vendit pritës të samitit, Kishida Fumio, i paraqiti presidentit Zelenskyy urimet për përpjekjet e tij të sinqerta për paqe të drejtë dhe të përhershme./FolDrejt/