Kampionati Botëror në Katar është duke u zhvilluar, por po kështu është edhe gara e përjetshme mes dy aseve të vërtetë.
Dhe pyetja e përjetshme se kush është më i mirë: Leo Messi apo Cristiano Ronaldo?
Interesant është fakti se FIFA i është bashkuar indirekt kësaj polemike në llogarinë zyrtare në Twitter të Botërorit në Katar.
Ndërsa argjentinasi luajti ndeshjen e tij të 1000 zyrtare kundër Australisë të shtunën, u publikuan statistikat e tij, si dhe performanca e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes së tij të 1000-të.
Në bazë të statistikave mund të thuhet se të dyja janë fantastike. Megjithatë, sipas këtyre statistikave, Messi është ende shumë më i mirë se portugez në të gjitha segmentet: numrin e golave të shënuar, asistimet dhe trofetë e fituar./FolDrejt/