Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare ish- myftiu i Kosovës, Dr. Rexhep Boja.
Me ketë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ngushëllon familjen Boja, miqtë, kolegët, të gjithë besimtarët myslimanë si dhe qytetarët e Kosovës.
Ngushëllime kanë shprehur edhe figurat publike si: Enver Hoxhaj, Ramush Hajradinaj, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga, Avdullah Hoti e shumë të tjerë.
“Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare”, shkruan Ramush Hajradinaj.
“Ai ka qenë prirës i forcimit të identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Gjatë tërë jetës ishte një ambasador i ndërkombëtarizimit të lirisë, pavarësisë dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombtar.
Rexhep Boja do të ketë një vend të veçantë në kujtimet e mia dhe të këtij vendi si një personalitet me vyrtyte të larta njerëzore” – tha Enver Hoxhaj.