Ora policore në vend nga 22 deri në 5 të mëngjesit do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, ndërsa në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të ketë masa tjera restriktive. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Në bazë të numrave të rasteve të reja pozitive dhe pacientëve të pranuar nëpër spitale ditëve të fundit dhe në bazë të numrit të shtretërve të lirë, qëndrimi është se nga nesër do të vazhdojnë të vlejnë të njëjtat masa sikurse deri tani, do të thotë mbetet në fuqi ora policore nga 22 deri në 5 të mëngjesit. Për masa eventuale të tjera do të bisedojmë gjatë javës, në bazë të asaj se çfarë do të ndodhë ditët në vijim- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.