Një vullkan në Filipine u bë aktiv, duke nxjerrë sasi të vogla llave poshtë shpateve të vullkanit Mayon dhe dhjetëra mijëra njerëz janë në gatishmëri për të lënë zonën e rrezikut në rast të një shpërthimi të madh.
Që kur aktiviteti vullkanik u intensifikua javën e kaluar, më shumë se 12,600 njerëz janë larguar nga komunitetet kryesisht të varfëra bujqësore brenda 6 kilometrave nga krateri i Mayon, raporton AP.
Megjithatë, mijëra njerëz mbeten brenda zonës së rrezikut në këmbët e Mayon, sepse nuk kanë ku të shkojnë dhe të largohen nga rreziku i mundshëm më i madh, transmeton Fol Drejt.