Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Qeverive të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë ka paralajmëruar organizimin e ceremonisë Grantit të Performancës komunale.
Ngjarja ka filluar pak minuta pas orës 14:00, në objektin e ish-Rilindjes, shkruan Fol Drejt.
Granti i Perfomancës është një skemë e dizajnuar për të mbështetur komunat e Kosovës me grante të bazuara në performancën e tyre më të mirë e cila matet përmes parametrave të caktuar.
Në organizim po marrin pjesë kryetarët e komunave përfituese, komuniteti i donatorëve dhe përfaqësuesit e ministrisë./FolDrejt/