Ka filluar aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Në Ministrinë së Mbrojtjes dhe FSK filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut!
Të mbrosh qytetarët do të thotë edhe të ndihmosh ata në raste të gjendjeve shëndetësore që kërkojnë transfuzion të gjakut.
Dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë, dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrotjes që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë përmes aksioneve tashmë tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat organizohen dy herë në vit”, ka shkruar Mehaj në facebook.
Mehaj ka njoftuar se ky aksion do të vazhdojë deri me 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së.
“Në Ministrinë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin të Gjakut (QKKTGJ) prej sot ka filluar sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut, aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së.
Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ka thënë tutje Mehaj në postim./FolDrejt/