Prokurorët federalë kanë informuar avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump se kanë hapur një hetim për trajtimin e materialeve të klasifikuara nga ana e tij, tha një person i njohur me rastin për Reuters.
Ministria e Drejtësisë zakonisht informon njerëzit kur ata janë nën hetim për t’u dhënë atyre një mundësi për të paraqitur provat e tyre, raporton agjencia britanike.
Njoftimi që avokatët e Trump morën të hënën nuk do të thotë domosdoshmërisht se ish-presidenti amerikan do të akuzohet, transmeton Fol Drejt.