Kina ka refuzuar të lejojë Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken të vizitojë Pekinin, duke cituar se Pekini zyrtar nuk është gati të riorganizojë vizitën e Blinken pasi kreu i diplomacisë amerikane anuloi papritur një vizitë në Kinë në shkurt, shkruan Financial Times.
Blinken tha në fillim të kësaj jave se vizita në Kinë do të bëhet “kur kushtet janë të përshtatshme” dhe shtoi se qëllimi nuk është as të frenohet Kina dhe as të përfshihet në një luftë të re të ftohtë.
Një raport i Financial Times pretendon se zyrtarët kinezë janë të shqetësuar se administrata Biden mund të publikojë një raport të FBI-së për balonën e rrëzuar kineze, me prova fizike, dhe se gjetjet mund të publikohen gjatë vizitës së Blinken në Kinë, raporton Reuters./FolDrejt/