FJALA sot zhvilloi fushatë zgjedhore në Mitrovicë dhe siç theksojnë nga kjo parti, sikur në çdo komunë tjetër të Kosovës, edhe aty nuk i kanë ftuar qytetarët në tubim, meqë sipas tyre nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi, deklaroi se Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.
“Përderisa Beogradi po i mbështetë në çdo formë qytetarët serbë, së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen “Lugina e Diellit, Prishtina ka injoruar dhe diskriminuar në tërësi shqiptarët e Mitrovicës”
“Disa nga partitë në Kosovë në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë shfrytëzuar Mitrovicën për të manipuluar dhe mashtruar, njëra ka instaluar korrupsionin ndërsa tjetra nuk e njeh fare shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.
Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga kjo komunw, e qw Abdelnaser Çuni – magjistër i farmacisë dhe ekonomist dhe Blerim Kajtazi – jurist dhe ish-ushtar i UÇK-së.