Bild i Gjermanisë raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka marrë tashmë një vendim se kush do të ishte pasuesi i duhur në rast të largimit të Carlo Ancelottit.
Pas një sezoni jo shumë të suksesshëm në kampionatin vendas, Ancelotti po e shpëton sezonin në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit të Spanjës, e njëkohësisht prej disa muajsh është ndjekur nga thashethemet e përsëritura se është vetëm çështje kohe kur ai do të ulet në stolin e kombëtares braziliane.
Ancelotti ka theksuar vazhdimisht publikisht dëshirën e tij për të qëndruar në stolin e Realit deri në fund të sezonit të ardhshëm, kur i skadon kontrata, dhe gazeta gjermane Bild pretendon se Perez tashmë ka gjetur zëvendësuesin e duhur për të – trajnerin e Bayer Leverkusenit dhe shumëvjeçarin e Realit, ish-mesfushorin Xabi Alonso.
Alonso e dëshmoi veten në stolin e klubit gjerman, i cili nën drejtimin e tij arriti në gjysmëfinale të Kupës Evropiane të Klubeve për herë të parë në 21 vjet, dhe zhvillimi i shpejtë i karrierës së tij ende shumë të re si trajner tashmë ka vënë alarmin edhe në klube tjera të mëdha evropiane. Në Angli, pretendojnë se Alonso, së bashku me Julian Nagelsmann, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Tottenhamit dhe duket qartë se Anglia ka një vend të veçantë në zemrën e tij, pasi së fundmi është mjaft i befasuar me përgjigjen se në cilin klub ndihej më së shumti si në shtëpi gjatë karrierës së tij aktive si futbollist.
“Unë do të zgjidhja Liverpool-in. Mendova se do të ndihesha më shumë si në shtëpinë time në Madrid, sepse në fund të fundit kam jetuar në atdheun tim, por Madridi nuk ishte shtëpia për mua si Liverpool. Liverpooli është shtëpia ime e dytë,” tha Alonso.
Ardhja e Xabi Alonsos në pankinën e Real Madrid varet nga shumë faktorë, por me siguri se si do ta përfundojë Reali këtë sezon nën drejtimin e Ancelottit.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Perez ka një tjetër ide interesante, që është t’i hapë derën golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Cristiano Ronaldo, për t’u rikthyer në klub dhe për ta riaktivizuar atë si ambasador të klubit, transmeton Fol Drejt.